Klinton anulon viziten ne Marok

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton ka anuluar vizitën e saj në Marok për shkak të kushteve shëndetësore. Me këtë rast është shtyrë dhe takimi i miqve të popullit sirian. Burime pranë sekretares amerikane të shtetit kanë bërë të ditur se Klinton vuan nga një virus gastrik. Udhëtimi i saj përfshinte vizita në Marok, Tunizi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi për mediat është konfirmuar nga Filip Reins, këshillatri kryesor i kreut të diplomacisë amerikane. Hilari Klinton në këtë mënyrë nuk do të mund të marrë pjesë, ashtu si ishte parashikuar në Marakesh për takimin ndërkombëtar të miqve të popullit sirian, dhe as në atë të Tunizisë e Abu Dabit.