Klinton e zhgënjyer me Rusinë e Kinën

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të “zhgënjyera” nga refuzimi i Kinës dhe Rusisë për t`u bashkuar me SHBA-në dhe aleatët e saj në miratimin e sanksioneve të ashpra të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Sirisë.
Klinton iu thasot gazetarëve gjatë një vizite në Pekin se SHBA-ja është e zhgënjyer me veprimet e Rusisë dhe Kinës për bllokimin që i kanë bërë rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kinez Jang Jieçi, Klinton tha se diplomatët kanë “diskutuar mënyrat e tjera” mbi presionin, i cili do t`i jepte fund dhunës në Siri.
Jang tha se Kina “mbështet plotësisht” përpjekjet e ndërmjetësuesit të ri të OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi.
Kina dhe Rusia në mënyrë të vazhdueshme kanë bllokuar përpjekjet perëndimore për ndërhyrje më të fuqishme ndërkombëtare në konfliktin 17-muajsh sirian.