E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i Natos viziton Armeninë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen pritet të takohet me udhëheqësit e Armenisë gjatë një vizite dy-ditore në Jerevan.
 

Vizita vjen mes tensioneve të përshkallëzuara ndërmjet Armenisë dhe Azerbejxhanit fqinj mbi vendimin e presidentit azer Ilham Alijev për të falur një oficer ushtarak, i cili po vuante dënimin e përjetshëm në Hungari, për vrasjen e një oficeri armen në vitin 2004.
 

Hungaria tha se e ekstradoi oficerin e Azerbejxhanit në vendin e tij, pasi kishte marrë garanci nga ana e zyrtarëve se do t`i vazhdohej dënimi.
 

Nuk është e qartë nëse shefi i NATO-s do të vizitojë edhe Azerbajxhanin, pasi NATO ka thënë se Rasmusen ka nisur një turne rajonal në Kaukazin Jugor.
 

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në konflikt për rreth tre dekada mbi Nagorno-Karabakun, territorin e kontrolluar armen, që gjendet në Azerbejxhan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›