E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon beteja në Alepo, 19 të vrarë

Avokati i Popullit në Siri ka deklaruar se të paktën 19 persona janë vrarë në atë që e përshkruajti si bombardim i rëndë i Alepos nga ana e forcave qeveritare.

Televizioni shtetëror sirian citoi një komandant të lartë ushtarak, të jetë zotuar se forcat qeveritare do ta rimarrin qytetin brenda 10 ditësh.

Trupat qeveritare kanë larguar kryengritësit nga disa pika që ruanin në Alepo, por, ende mbesin vatra të rezistencës.

Janë bërë tashmë 17 muaj nga konflikti në Siri, ku kryengritësit opozitarë po kërkojnë rrëzimin e regjimit të presidnetit Bashar al Asad, ndërsa ky i fundit po shtyp revoltën.

OKB thotë se deri më tani janë vrarë rreth 17 mijë persona.

Ministrat e Ligës Arabe pritet që të diksutojnë kirzën në Siri në një takim që mbahet sot në Kajro.

Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi pritet t`iu drejtohet të pranishmëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›