E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton kundër marrëveshjeve Pakistan-Iran

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka paralajmëruar Pakistanin se mund të përballet me pasoja të dëmshme nga SHBA, nëse shtyn përpara propozim-projektin e tubacionit të gazit me Iranin.

Klinton tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Pakistani të gjejë alternativa të tjera, si tubacion me Turkmenistanin, Afganistanin dhe Indinë.

Oferta e Iranit për hua prej 250 milionë dollarësh për Pakistanin, përkatësisht projektin e tubacionit, u zbulua të mërkurën, një javë pasi zyrtarët pakistanezë thanë se Irani u ka kërkuar importimin e një milion ton grurë.

Irani është subjekt i sanksioneve të ashpra të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për shkak të programit bërthamor të tij.

Pakistani, çdo vit, merr miliona dollarë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›