E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korani drejt zhdukjes, Ministria e Mjedisit aksion në Pogradec

Një nga speciet më të rralla dhe unikale të natyrës, i famshmi peshku Koran për shkak të një peshkimi të pakontrolluar dhe pa asnjë lloj kriteri, madje edhe në periudhën e shumimit të tij, është sot drejt zhdukjes.
 

Për të parandaluar këtë, drejtoria e peshkimit në Ministrinë e Mjedisit ka ndërmarrë sot një aksion për mbrojtjen e peshkut koran në liqenin e Ohrit. Gjatë aksionit në qytetin e Pogradecit janë sekuestruar një sasi rrjetash peshkimi të cilat më pas u dogjën.
 

Ministria e Mjedisit ka deklaruar se aksioni në Pogradecit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke bërë të mundur ndërprerjen e peshkimit të paligjshëm.

Korani ky peshk i rrallë që jeton në liqenin më të vjetër të botës është në një pikë shumë kritike si pasojë e gjuetisë pa kriter.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›