E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton mbërrin në Taxhikistan

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka mbërritur në Dushanabe. Për Klinton kjo është vizita e parë zyrtare në Taxhikistan për të mbajtur takime që do të kenë në qendër të diskutimit trafikimin e drogës dhe militantizmin islamik në rajon.

Vizita e saj në Taxhikistan dhe udhëtimi i planifikuar për të shtunën në Uzbekistan vijnë në vazhdën e vizitave të Klintonit në Kabul dhe Islamabad.

Sekretarja e shtetit amerikan pritet të takohet me presidentin e Taxhikistanit , Emomali Rahmon dhe përfaqësues të shoqërisë civile në këtë vend, ndërsa të shtunën ajo pritet të zhvillojë një takim me presidentin uzbek, Islam Karimov.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›