E Diel, 1 Nëntor 2026

VV me peticion, mbi 7 mijë e 500 nënshkrime deri tani

Mbi 7 mijë e 500 nënshkrime të qytetarëve kosovarë i janë përgjigjur thirrjes për peticion nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mbajë debat parlamentar për kërkesën: “Të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në shënim”. Kjo lëvizje në një njoftim për shtyp thotë se “Numri i qytetarëve që kanë vënë firmën në mbrojtje të Republikës së Kosovës, po rritet shumë shpejt”.

“Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe sot në 28 qendra nëpër Kosovë. Ekipet mobile gjithandej nëpër Kosovë do të përkujdesën që t`ua mundësojnë sa më shumë qytetarëve nënshkrimin e peticionit. Krahas mbledhjes së nënshkrimeve, qytetarët po informohen edhe për demonstratën gjithëpopullore në mbrojtje të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet nesër”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›