Referendumi për imunitetin, Ibrahimi: Kërkon 2/3 e votave

Referendumi popullor për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve duhet të kalojë domosdoshmërisht për votim të cilësuar në Parlament. Duke iu referuar nenit 177 të Kushtetutes, konstitucionalisti, Genti Ibrahimi thotë se kërkesa për referndumin është për një ligj të thjeshtë por për ndryshime kushtetuete dhe sipas ligjit kjo duhet të kalojë nga Parlamenti.
Ibrahimi sqaron se nëse mazhoranca i referohet nenit 150 të Kushtetutës për referendumin atëherë ai do të jetë nul, pasi nuk do të jetë një referendum kushtetues.
Ibrahimi thotë se edhe drafti i propozuar nga opozita mund ti nënshtrohet referendumit, pavarësisht që sic thotë ai në bazë të Kushtetutës qytetarëve nuk mund tu drejtohesh për ndryshimet territoriale. Në këtë pike, ai thotë, se bëhët fjalë për një marrëveshje që u shtrohet përpara qytetarëve.
Megjithëse thotë se të dy palët po luajnë lojë politike për sa i përket referendumit , konstitucionalisti Genti Ibrahimi, thotë se koha është e limituar për mbajtjen e tij.