Klinton, për politikën e jashtme: Do të përdorim diplomacinë, jo ideologjinë
Senatorja Klinton ësh
të konfirmuar si Sekretarja
e ardhshme e Shtetit
dhe në një fjalim para
Senatit bëri të ditur se do
të ndiqte një strategji
pragmatiste gjatë viteve
të ardhshme. Ajo u
shpreh se do të përdorte
"një fuqi të mençur" në
vend të ideologjisë që ishte
një ndër armët e forta
të përdorura nga administrata
e Presidentit në
ikje, Bush. "Ne duhet të
përdorim atë që konsiderohet
si diplomacia e fuqisë
së mençur, që do të
jetë edhe në avangardën
e politikës së jashtme",
tha Klinton. Në komentet
e saj në lidhje me politikën
e jashtme të administratës
Obama, Klinton tha
se Shtetet e Bashkuara
duhet që të kenë në vëmendje
si nevojën e Izraelit
për siguri, ashtu edhe
atë të palestinezëve për
aspirata legjitime ekonomike
dhe shtetformuese. Ajo tha
më pas se Shtetet e Bashkuara
duhet që të përballen
në mënyrë efektive me Iranin,
që ky i fundit t‘i japë fund
programit të tij për pasurimin
e uraniumit dhe të bindë si
Sirinë, ashtu edhe Teheranin,
që të braktisin sjelljet e tyre
të rrezikshme për paqen
dhe të mirën e rajonit.
Vendimi i Obamës për
emërimin e Klintonit në
postin e Sekretares së
Shtetit, ka befasuar
shumë vetë, megjithatë
komenti i shumë politikanëve
amerikanë për
Hilarinë është pozitiv.
të konfirmuar si Sekretarja
e ardhshme e Shtetit
dhe në një fjalim para
Senatit bëri të ditur se do
të ndiqte një strategji
pragmatiste gjatë viteve
të ardhshme. Ajo u
shpreh se do të përdorte
"një fuqi të mençur" në
vend të ideologjisë që ishte
një ndër armët e forta
të përdorura nga administrata
e Presidentit në
ikje, Bush. "Ne duhet të
përdorim atë që konsiderohet
si diplomacia e fuqisë
së mençur, që do të
jetë edhe në avangardën
e politikës së jashtme",
tha Klinton. Në komentet
e saj në lidhje me politikën
e jashtme të administratës
Obama, Klinton tha
se Shtetet e Bashkuara
duhet që të kenë në vëmendje
si nevojën e Izraelit
për siguri, ashtu edhe
atë të palestinezëve për
aspirata legjitime ekonomike
dhe shtetformuese. Ajo tha
më pas se Shtetet e Bashkuara
duhet që të përballen
në mënyrë efektive me Iranin,
që ky i fundit t‘i japë fund
programit të tij për pasurimin
e uraniumit dhe të bindë si
Sirinë, ashtu edhe Teheranin,
që të braktisin sjelljet e tyre
të rrezikshme për paqen
dhe të mirën e rajonit.
Vendimi i Obamës për
emërimin e Klintonit në
postin e Sekretares së
Shtetit, ka befasuar
shumë vetë, megjithatë
komenti i shumë politikanëve
amerikanë për
Hilarinë është pozitiv.