E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet gjatë korrikut, shënuan rritje karburantet

Transporti për shqiptarët gjatë muajit korrik është bërë më i shtrenjtë, duke sjellë rritje të cmimit me 0.6 %. Kështu indeksi i cmimeve të naftës për korrikun shënoi një rritje prej 2% dhe benzina u shtrenjtua me 0.7%. Këto produkte lidhen direkt me trasportin e qytetarëve dhe rrjedhimisht nga xhepat e tyre kanë dalë më tepër para për sigurimin e tyre.
 

Ndërsa të gjitha grupet e tjera të rëndësishme kanë pësuar ulje ,ku vlen të përmendet, grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 0.4%, e veshjet dhe këpucët me 0.8%. Ndërsa ulja është me e vogel në kategorinë qera,ujë dhe lëndë dhjegëse me 0.1%.
 

Ndërsa në grupet e tjera ndryshimet variojnë nga -0.1 deri në +0.1%. Gjithashtu ulje ka pasur edhe grupi argëtim dhe kulturë me 0.4%.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›