E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton, urdhër për bombardimin e ambasadës kineze në Beograd

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton kishte urdhëruar bombardimin e ambasadës kineze në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999.
 

Sid Franes, ish-shefi i Intelegjencës së Marinës Amerikane ka thënë për agjencinë “The Land of Free”, se Klinton kishte urdhëruar bombardimin e ambasadës.

Ai tha se kishte marrë urdhërin, pasi që nga njësitet e intelegjencës tokësore ishin njoftuar se në ambasadën kineze ishte instaluar aparatura që përgjonte fluturimet mbi Beograd.

Ish-shefi i lartë i intelegjencës amerikane është larguar nga detyra e tij dhe tani punon si një detektiv policie.
 

Ai gjithashtu ka thënë se kishte marrë urdhëra gjatë bombardimeve në luftën e Kosovës që të mos kursej asgjë për municionet dhe armatimin.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›