E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oklahoma City e Miami ecin përpara

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 11:11

Oklahoma City e Miami janë dy skuadrat tjera që kanë ecur përpara në garat e play-offit të NBA-së.

Një Kevin Durant i jashtëzakonshëm realizoi 41 pikë dhe e udhëhoqi Thunder drejt fitores së katërt ndaj Denverit.
Kurse Heat iu falënderuan lojtarit Dwyane Wade (26), pasi e eliminuan Philadelphian (4-1).

San Antonio rrezikoi shumë, por ‘u kthye në jetë’, duke e mposhtur Memphisin pas lojës shtesë, për ta zbutur epërsinë e Grizzlies në 2-3 me ndeshje.

Oklahoma City-Denver 100-97 (4-1)
Oklahoma City: Durant 41
Denver: Afflalo 15

San Antonio-Memphis 110-103 (2-3)
San Antonio: Ginobili 33
Memphis: Randolph 26

Miami-Philadelphia 97-91 (4-1)
Miami: Wade 26
Philadelphia: Iguodala, Brand 22

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›