E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimi i Rooneyt

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 11:15

Wayne Rooney shpreson se paraqitjet e tij këtë sezon janë dëshmi e përkushtimit të tij ndaj Manchester Unitedit, pasi pranoi se kishte bërë gabim në kërkesën për largim nga klubi.

Sulmuesi dukej në prag të largimit nga Old Trafford pasi kishte konfirmuar në tetor se dëshiron të largohet nga klubi.

Por, ai ndërroi mendjen dhe brenda disa ditëve nënshkroi kontratë të re me Manchester Unitedin.

“Jam shumë më i lumtur në jetën time dhe më i kënaqur me paraqitjet e mia, ndihem sikur jam rehat përsëri. I jam mirënjohës tifozëve për përkrahjen e tyre edhe në momentet më të vështirë, kur nuk isha në formë të mirë fizike. Shpresoj të përmirësohem edhe më tepër dhe sigurisht se kuptoj se kam bërë një gabim. Kur mendoj tani, sa gabim që isha? E pranoj këtë. Kam kërkuar falje dhe prej atëherë jam munduar të dëshmoj përsëri veten te tifozët. Mendoj se jam duke e bërë këtë tani”, tha Rooney për Sky Sports News.

Ylli anglez thekson se rasti i takon së kaluarës. “Ishte kohë më parë dhe shpresoj që tani t’i ndihmoj ekipit të arrijë sukses. Tani do të ishte mirë të përfundojmë sezonin me një finale të Ligës së Kampionëve dhe fitore në Premierligë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›