E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben kërkon 2-3 përforcime

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 11:14

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben ka apeluar te drejtuesit e klubit bavarez të sjellin përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndërsa sa i përket të ardhmes së tij, ai është shprehur i lumtur të mbetet në Allianz Arena.

“Ky sezon ka treguar se na nevojiten dy ose tri përforcime. Nuk e di sa futbollistë synon t’i sjellë klubi, por të gjithë jemi të pajtimit me faktin se duhet të bëjmë diçka dhe duhet të vjen dikush i rëndësishëm. Nëse ka futbollistë të cilët mund të përforcojnë Bayernin, duhet të mundohemi t’i marrim”, tha Robben për Bild.

Ylli holandez nuk mendon të largohet nga Bayerni, pavarësisht spekulimeve të javëve të fundit që sugjeronin se ai mund të braktiste klubin në rast se ata nuk kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Atmosfera në klub është vërtet e mirë dhe prej të gjithë më kanë qëndruar afër edhe në kohën sa isha i lënduar. Jam shumë mirënjohës ndaj klubit, më ka dhënë gjithë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar dhe më ka përkrahur nga dita e parë. Jam shumë mirë këtu”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›