E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton:Rusia dhe SHBA, progres substancial për armatimin atomik

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot në Moskë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bëjnë "progres substancial" në negociatat për Marrëveshjen për Reduktimin e Armatimit Strategjik (START).
"Ne po bëjmë progres substancial në marrëveshjen e re START, e këto janë fjalët e negociatorëve tanë nga Gjeneva, dhe rezultatet nga negociatat e fundit na bëjnë të besojmë se së shpejti do të arrijmë marrëveshjen finale", tha Hillari Klinton.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se puna për arritjen e marrëveshjes po bëhet "nën kontrollin personal të presidentëve" dhe shtoi se "besojmë se jemi afër vijës finale".
Gjatë qëndrimit të saj në Moskë, zonja Klinton, u takua me ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov, ndërsa nesër pritet takimi i saj me presidentin Dimitri Medvedev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›