SHBA, Obama nënshkruan ligjin për krijimin e vendeve të punës
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka nënshkruar sot ligjin për masat për krijimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 17.6 miliardë dollarësh.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama, tha se ekonomia "po lëvizë në drejtimin e duhur", por, sipas tij, amerikanët e zakonshëm ende po e mbajnë barrën e madhe nga kriza ekonomike.
Ky zhvillim u bë derisa administrata Obama po përpiqet të rikthejë afro tetë milionë vende pune, që ishin shuar që në kohën kur ekonomia kishte hyrë në recesion, në dhjetor të vitit 2007.