E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, arrestohen 30 të akuzuar për grusht shteti

Policia turke me anë të një operacioni në tetë rrethe ka arrestuar sot 30 persona, mes të cilëve ushtarakë në detyrë dhe në pension. Të arrestuarit akuzohen se kanë tentuar të organizojnë grusht shteti ndaj qeverisë së kryeministrit Erdoan.
Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit "Ergenekon" i cili vazhdon prej kohesh në Turqi duke çuar në qeli shume ushtarakë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale të cilat duke cituar autoritetet policore njoftojnë se operacioni nuk ka përfunduar akoma dhe se kërkimet vazhdojnë në zona të caktuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›