Kliringu do na marrë në qafë!
Paralajmërimi
Debat jo pak i nxehtë ishte çështja e kliringut në sektorin e ndërtimit, pra i shkëmbimit të mallit, kur mungon likuiditeti. Shumë anëtarë të shoqatës theksuan rrezikun që mund të sjellë përdorimi i shpeshtë i kliringut. “Situata është bërë kritike, ku ndër problemet kryesore është kliringu. E tha mirë ministri Ruli, se ‘kelringu merr jetë njerëzish’. Situata duhet ndryshuar”, tha Luan Duraj, anëtar bordi. Kurse Ferdinand Hasanaj, anëtar i shoqatës dhe administrator i një shoqërie betoni, vuri në dukje problemin e kliringut, i theksuar sidomos te lëndët e para kur mungon likuiditeti. “Firmat e ndërtimit i japin më shumë rëndësi betonit që duhet të vijë sa më shpejt dhe kliringut, duke bërë shkëmbime, sesa cilësisë”, tha ai.
#