Yjet e futbollit luajne per bamiresi
Yjet e futbollit boteror kane zbritur ne stadiumin “Allianz Arena” te Mynihut ne nje ndeshje miqesore fondet e se ciles do te shkojne ne ndihme te femijeve afrikane. Ne ndeshjen e organizuar nga fondacioni "Goal4Africa", ambasador i te cilit eshte Klarens Sedorf dhe qe con perpara projektet e Nelson Mandeles ka zbritur ne fushen e lojes futbolliste si Maldini, Mesi, Balak, Xherard, Terri e Gatuzo, por edhe kampionin e Formula 1 Mikael Shumaker dhe kengetarin e njohur italian Eros Ramazoti. Protagonistet e kesaj ndeshjeje bamiresie kane dhuruar spektakel perpara mijerave tifozeve te pranishem ne "Allianz Arena" duke shenuar edhe 15 gola.