E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi:-Manal ka akoma për të dhënë

30/03/10 15:46

Manal dhe Klodi qëndrojnë në kopësht dhe ajo shprehet se Klodi është shumë nervoz pasi çdo gjë që i thonë të tjerët, ai acarohet. Klodi nuk e pranon të jetë kështu dhe thotë që është mirë. Manal e pyet Klodin se kë ka zgjedhur ai, kur janë ndarë në grupe gjatë spektaklit dhe ai përgjigjet se ka zgjedhur Mandin dhe Tatianën. Klodi e pyet nëse asaj i ka ardhur keq nga kjo zgjedhje dhe ajo përgjigjet se thjesht ka dashur ta dijë, por nuk i ka ardhur keq. Klodi shprehet se ai kishte arritur të komunikonte më tepër me Manalin, ndërsa me Tatianën dhe Mandin nuk kishte biseduar për çështje serioze dhe ai shpreson që Manal të arrijë ta kuptojë këtë zgjedhje të tij, në sajë të zgjuarësisë së saj. Ajo përgjigjet se e kupton që secili ka arsyet e veta. Klodi shprehet se ka vënë re që të gjithë ata që kanë qënë që në fillim kanë zgjedhur njëri-tjetrin. Manal shprehet se Kika ka zgjedhur Jetmirin dhe Erionin për faktin se janë shokë, por dhe që janë dy konkurentë të fortë. Klodi shprehet se asnjë nuk e dinte se çfarë do të bëhej me skuadrën që do të zgjidhnin, ndërsa ai ka menduar se do tu thuhej të jetonin një javë me ata personat e skuadrës. Ai shton se Manal ka akoma për të dhënë në shtëpi dhe i uron qëndrim sa më të gjatë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›