E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk duhet të qaje

30/03/10 15:46

Tatiana dhe Jetmiri qëndrojnë në kopësht pasi Tatiana do të sqarohet me Mirin se kush nga banorët i ka thënë që ajo ndihet e huaj në shëpi, pasi Jetmiri i ka treguar se e ka thënë Domin, ndërkohë që Domi e ka mohuar ta ketë thënë këtë gjë.
Jetmiri përgjigjet se ai nuk e mban mend mirë se kush ia ka thënë dhe ndoshta ia ka faturuar kot Domit dhe pyet Kikën nëse ia ka thënë ai. Ai përsërit që nuk e mban mend kush ia ka thënë dhe pyet se kujt i ka shprehur ajo se ndihet vetëm. Tatiana i përgjigjet se ajo nuk është mërzitur se është vetëm në shtëpinë e BB, por që nuk ka njeri jashtë. Jetmiri thotë që ajo nuk duhet të kishte qarë fare, pasi fakti që qan do të thotë që është fëmijë dhe ajo i përgjigjet me shaka që është dhe shprehet se ka dhe ajo dobësitë e saj. Ndërkohë që Jetmiri e përqafon, Tatiana thotë që ajo është ngritur keq që në mëngjes dhe preket nga çdo fjalë që i thonë.
Ndërkohë që në anën tjetër të kopështit Seldi dhe Klodi debatojnë pasi Klodi shprehet se secili ka hyrë vetëm dhe do dalë vetëm. Seldi thotë se Klodi e përdor si lajtmotiv këtë gjë, ndërkohë që këtë e dinë të gjithë. Ata kapen me fjalë duke përsëritur njëri-tjetrin dhe më pas Olta dhe Klodi shtrihen bashkë në kopësht pranë Seldit, ai i shqetëson vazhdimisht duke bërë zhurmë me karriken e tij. Olta i thotë disa herë të pushojë, por ai përgjigjet me shaka kam hyrë vetëm e do dal vetëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›