Kunji në mes të dy kunjave dhe piramida-gjol e kryebashkiakut, rezultati i konkursit ndërkombëtar për sheshin Skënderbej
Në vazhdën e shkatërrimit të Tiranës, përçudnimit të saj, përdhunimit të saj në kundërshtim me interesat dhe dëshirat e nevojat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë në ngjashmëri me veprime të tilla të diktatorit Enver Hoxha (Edi Rama Kryearkitekt ashtu si edhe ai) dhe shpurës së tij por me ndryshimin e madh se këtu hyjnë në lojë 10 milion Euro (nga të cilat 5 milion Euro
të Emirit të Kuvajtit) Edi Rama vendosi me një tjetër te ashtuquajtur konkurs e studim urbanistik të shkatërrojë qendrën e Tiranës, sheshin Skënderbej edhe më keq seç e kishte shkatërruar me të ashtuquajturin studim francez. Siç e kam thënë më parë Edi Rama sado që e miratoi atë studim paçavure deri në KRRTRSH siç e deshi vetë dhe në kundërshtim me çdo ligj dhe rregullore nuk do ta zbatonte atë por do ta ndryshonte sa herë dhe si ti donte qejfi. Studimi i ashtuquajtur francez për qendrën e Tiranës, një paçavure dhe paligjshmëri që u miratua me një farsë skandalozë në KRRT të Bashkisë Tiranë nga Edi Rama dhe në KRRTRSH nga Fatos Nano në vitin 2005 parashikonte ndërtime 4-5 katëshe brenda në shesh deri edhe përpara Muzeut Historik Kombëtar dhe përpara vendit të ish-bustit të diktatorit dhe një kunj (kulle) ndoshta për të zëvendësuar kunjat e hiperbolizuar të parahistorisë në oborrin e brendshëm të Muzeut Historik Kombëtar. Ky kunj mund të ketë qenë edhe me idenë e bërjes një kopje të kullës së 15 katëshit por që rrethanat, qëllimi, destinacioni janë plotësisht të ndryshme dhe është një çmenduri që i heq Muzeut oborrin e brendshëm të mrekullueshëm dhe plotësisht të nevojshëm për funksionin dhe nevojat e tij dhe pa marrë parasysh edhe se çfarë dhe si e kanë projektuar arkitektet vetëm e vetëm që Edi Rama të realizojë biznesin e tij të ndyrë të ndërtimit. Ky i ashtuquajtur studim francez u detyrua nga KRRTRSH të shoqërohet më vonë me një paçavure të quajtur rregullore të studimit të qendrës, por që veçse rregullore sishte dhe aty mungonin veçanërisht veç të tjerash rregullat për qiellgërvishtësit që ishin qëllimi kryesor në mos i vetëm i biznesit të ndyrë të ndërtimit të Edi Ramës. Sadoqë ishte një paçavure dhe në kundërshtim me planin rregullues i ashtuquajturi studim francez ishte dhe smund të ishte ndryshe sipas hierarkisë së studimeve veçse një studim pjesor dhe në bazë të Rregullores së Urbanistikës (pika 43-46) ai cakton qartë kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve, nënndarjet parcelore, tipologjitë e ndërtimeve, vendosjen e tyre në lidhje me kufijtë e sheshit të ndërtimit, transmetimin e rrjetit të komunikacionit, hapësirat për veprat me interes publik (shkolla, objekte publike) me kushtëzimet urbanistike dhe arkitektonike për secilin prej tyre, koeficientet e shfrytëzimit, vëllimet, lartësitë etj). Po kështu neni 4 i ligjit Për Urbanistikën përcakton se të gjitha ndërtimet në RSH bëhen në bazë të studimeve urbanistike pjesore dhe neni 5 thotë se studimi urbanistik pjesor janë dokumente teknike që kushtojnë të gjitha marrëdhëniet teknike e ligjore në fushën e urbanistikës. Po kështu neni 39 thotë se për çdo shesh ndërtimi kërkesa duhet të jetë e bazuar ne studimin urbanistik të miratuar të zonës në fjalë. Po kështu neni 40 thotë se destinacioni i shesheve kryesore të ndërtimit dhe kushtet urbanistike të tyre përcaktohen në planet e përgjithshme rregullues ose në studimet pjesore urbanistike të miratuara. Po kështu thotë edhe neni 22/1 pika 7 për KRRT të Bashkisë Tiranë. Pra, Edi Rama dhe Bashkia e Tiranës janë të detyruar të zbatojnë studimin e ashtuquajtur francez për qendrën e Tiranës te miratuar në KRRTRSH. Por, të lexojmë se çthotë Edi Rama për konkursin për sheshin Skënderbej në materialet që i paraqiste atyre që dëshironin të merrnin pjesë në këtë konkurs (anglisht). Fillimisht e quan rivitalizim. Pra studimi francez i miratuar 3 vjet më parë është vjetëruar dhe nuk mjafton për të bërë rivitalizim të sheshit Skënderbej. Më skandalozja ka qenë se edhe në raportin e studimit francez të paraqitur në KRRTRSH thuhej se do të bëhen studime pjesore të tjerë për të zbërthyer studimin francez. Kjo është në kundërshtim me çdo lloj ligji dhe rregulloreje, me hierarkinë e studimeve dhe tregon se ai studim ishte një studim shkel e shko, paçavure. Mirëpo me atë të ashtuquajtur studim Edi Rama tërhoqi paratë e dhëna nga shteti gjerman (GTZ) dhe vendosi shkatërrimin e një pjese të madhe të Tiranës. Mirëpo ja ku del rasti, kolegu i tij diktator Sali Berisha, vendos ti japë një dorë Edit (ashtu siç u morën vesh për të ndryshuar Kushtetutën që sa të jetë i pari në pushtet të bëjë çtë dojë dhe kur të vijë i dyti në pushtet të bëjë edhe ai çtë dojë) duke nënshkruar marrëveshje me Emirin e Kuvajtit për 5 milion Euro për sheshin Skënderbej dhe riparimin e Xhamisë. Njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja shkatërrojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Po të shikojmë në Arkivën e Bashkisë në internet në anglisht me 01.02.2008 lajmërimi zyrtar i konkursit për rehabilitimin e sheshit Skënderbej thotë: Qytetit i Tiranës është i lutur të lajmërojë Të bie menjëherë në sy shprehja Qyteti i Tiranës. Ashtu si diktatori Enver Hoxha edhe Edi del dhe vendos e shpall në emër të qytetit të Tiranës si Enver Hoxha vriste e priste në emër të popullit. Kur dihet se Edi Rama ka marrë rreth 60% të votave dhe shumë qytetarë nuk janë dakord me shkatërrimin e qytetit të Tiranës (ndoshta edhe një pjesë nga ai 60 % që e pat votuar) dhe mashtrimin e tyre dhe shpërdorimin që u bënë taksave të qytetarëve. Në këtë shpallje thuhet që propozimi fitues duhet të japë më të mirën zgjidhje në përputhje me kriteret që janë specifikuar nga koordinatori të vendosura në Përmbledhjen e shkurtër (Design Competiton Brief) të konkursit dhe kërkohet të ndiqen vijat e përgjithshme drejtuese (Guidelines) të dhëna nga masterplani i qytetit të Tiranës. Si edhe në raste të tjera Edi Rama (praktike kjo e kopjuar edhe nga Jozefina Topalli në rastin e konkursit për ndërtesën e Parlamentit) përdor dy juri: një alla shqiptarçe Komitet Vlerësimi për të nxjerrë short-listën dhe një tjetër ndërkombëtare, për të nxjerrë fituesin nga short-lista. Ndoshta Edvin Rama nuk do ti ndyjë duart që në fillim dhe ta ulë veten aq poshtë duke u marrë me kaq shumë konkurrentë dhe lë shërbëtorët e vegjël ta bëjnë atë detyrë sipas porosive të tij. Le të shohim se çfarë thotë përmbledhja e shkurtër për konkursin (design Competiton Brief, February 2008) që ka shumë mundësi të mos jetë miratuar ne KRRT të Bashkisë Tiranë.
Që në fjalën e Kryetarit të Bashkisë ai vetë vihet në meditim dhe vë në diskutim planin francez duke e quajtur master plan megjithëse ajo paçavure u miratua siç deshi ai vetë dhe tani është dokument tekniko-ligjor i detyrueshëm për zbatim. Çfarë mund të jenë volumet e reja arkitekturore të propozuara nga masterplani për qendrën, nëse arsyetimi ynë na drejton ti pranojmë ato?
Këto e të tjera pyetje që Edi Rama i quan akoma të mbetura pa përgjigje nuk mund të ngrihen me derisa studimi i qendrës është miratuar ne KRRT të Bashkisë dhe KRRTRSH dhe është i detyrueshëm për zbatim. Mirëpo Edi Rama si Luigji XIV ne Francë, nga na erdhi edhe Edi Rama i ndryshuar të shkatërrojë Tiranën, thotë Ligji jam unë!. Dhe kështu Edvin Rama sa herë ti dojë qejfi shkel ligjin e bën ligjin dhe miraton e rrezon e ndryshon studime pjesore (edhe plane rregullues) ose pjesë të tyre sado që janë të sapomiratuar.
Në këtë përmbledhje të shkurtër mund të gjesh edhe gënjeshtra të tjera si: rezultatet e konsultimit publik (me ata që zgjodhi Edi Rama ti kishte si figurantë) janë reflektuar në materialin e përmbledhjes së shkurtër të konkursit, sheshi në gjendje mosriparimi si p.sh shatërvani i mbyllur që Edi Rama një mëngjes të bukur pa pyetur qytetarët e mbushi plot e përplot me dhe e mbolli lule dhe kur ra shiu vërshoi balta sheshit etj. Përsëri në pikën 2.1 thuhet se konkursi ka qëllim një studim urban të detajuar për rehabilitimin e sheshit Skënderbe, i cili do të drejtojë Bashkinë e Tiranës në realizimin e vizionit të ndërtuar mbi