E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi debaton me Rezartën

07/03/10 00:40

Klodi vjen në kuzhinë ku të tjerët po përgatisin dicka për të ngënë. Ndërsa merret edhe ai me përgatitjen e darkës, Rezarta i thotë dicka në lidhje me papastërtinë që po shkaktonte se kështu nuk tregohet kultura. Klodi acarohet dhe i kthehet vrazhdë se ajo duhe të shohë veten e saj e nuk është nevoja që të duket puntore tani që është në nominim. Rezarta i flet duke qeshur e ndërkohë vendos dicka afër pjatës që ai ka përgatitur, por Klodi nervozohet edhe më shumë dhe i thotë që ta largojë pjatën e saj se ndryshe ia tregon ai vendin e i kërkon që ajo ti qëndrojë larg. Rezarta ia kthen se ai paska probleme dhe habitet nga reagimi i tij. Ti nuk e di as vetë se me cilin e paske problemin, qetësohu njëherë pastaj flasim- i thotë ajo dhe i kërkon që të mos nervozohet kot. Klodi ia kthen se problemet do ia tregojë herë tjetër dhe se ajo duhet të mësojë njëherë kulturën dhe edukatën vetë e pastaj të flasë me të për këto, e duke ikur shprehet me ironi se modelja po ia tregon pikërisht sot se cduhet të bëjë.
Klodi del jashtë në kopsht dhe e komenton ndodhinë edhe me të tjerët. Ai thotë se nuk e ka parë njëherë Rezin të lajë një pjatë ndërsa sot po lan gjithë enët. Edhe Domenika e pohon këtë gjë dhe shton se është në nominim. Seldi shprehet se i ka thënë Miri që të angazhohet, pikërisht se është në nominim. Ata diskutojnë edhe për daljen e Bledit dhe Domenika shprehet se e mendonte se ose Kika ose Miri do dilnin. Ada shprehet se mendonte se do dilte Hakiu, kurse Seldi shton se ai ka ndenjur dy javë i tërhequr. Njëri patriot, tjetri patriot gjithashtu, refugjati do dalë- thotë Klodi dhe shton se kështu po funksion tashmë, ndërsa ai që di të flasë, ka kulturë e di të debatojë, publiku e nxjerr. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›