E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi i mërzitur me Seldin

25/04/10 00:25

Klodi vazhdon të jetë i mërzitur e i nxehur nga sjellja e Seldit. Ai shprehet se Seldi po luan në këtë shtëpi, gjë që atij nuk i pëlqen aspak. Ndërsa flet me Domin dhe Mandin për dicka që ka ndodhur gjatë spektaklit pas debatit me Mirin ku Seldi ka qeshur me Mirin, Klodi shprehet se ajo sjellje e Seldit nuk i pëlqeu aspak. Si Domi dhe Mandi e justifikojnë Seldin duke thënë se e qeshura ishte ironike, por Klodi shprehet se i shikon vetë ato që po ndodhin në shtëpi. Ai i thotë Domit se Seldi nuk i pëlqen aspak dhe fakti që ka krijuar lidhje të ngushtë me Domin, bën që ai të shoqërohet edhe me Seldin, në të kundërt nuk do i fliste fare. Ai shton se është lodhur me sjelljen e Seldit që flet kot e bën provokime të vazhdueshme. Domenika shprehet se pavarësisht që Klodi duhet të gjejë karakteret që i përshtaten në shtëpi, por edhe këto acarimet cdo ditë, nuk i pëlqejnë. Klodi ia kthen se Seldi është i vetmi që ai nuk po arrin të komunikojë si duhet. Ai shton se javën kur Domi dhe Seldi ishin të zënë, vetëm atëherë ka ardhur Seldi të flasë si shok me të. Domi habitet dhe thotë se ata kanë folur edhe më parë, por Klodi e sqaron se me Seldin, nuk ka atë afrimitetin që të argëtohen të luajnë e të jenë shokë. Ai mendon se Seldi gjithnjë i flet me ironi, por Domi e kundërshton. Atëherë Klodi insiston se Seldi ka mungesë respekti pasi nuk i respekton asnjëherë mendimin e gjithnjë e kundërshton pa arsye. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›