E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e rënduar në shtëpi

25/04/10 01:15

Erionit dhe Mirit u shkon ndërmend që të lënë shtëpinë këtë mbrëmje. Të dy janë të gatshëm të dalin menjëherë, por duke folur me banorët e tjerë, ata ndërrojnë mendim. Erioni mërzitet shumë pa arsye, të paktën ai nuk u thotë asgjë banorëve se cfarë ka. Klodi i qëndron pranë për ta qetësuar, por ai shprehet se është mirë. Banorët e komentojnë këtë mendim të dy djemve dhe me njeri-tjetrin duke thënë se është dicka e nxituar. Pasi mblidhen në dhomën e gjumit, banorët fillojnë të diskutojnë për nominimet që kanë bërë dhe faktin që janë pesë vetë të nominuar këtë javë. Klodi shprehet se tashmë po vjen fundi dhe të gjithë duhet të ndihmojnë njeri-tjetrin për ti dhënë forcë për të vazhduar më tej. Të gjithë shprehen se kanë patur momentet e tyre për tu larguar nga shtëpi, por më pas kanë reflektuar e janë qetësuar. Ata i japin forcë dhe kurajo Erionit që të kalojë këtë moment të vështirë. Situata në shtëpi duket disi e rënduar. Klodi shprehet se nuk e priste të mos ishte në nominim dhe se nuk do ta kishte problem edhe po të ishte. Ai mendon se e papritur është nominimi gjatë eleminimit të dy-fishtë, si ai i Adës, por të paktën nuk të ngarkon emocionalisht gjatë gjithë javës. Në anën tjetër, Domenika është e mërzitur për sekuencën e klipit ku Miri foli keq për të dhe Seldin. Ajo habitet që Miri ka këtë opinion kur ai ka qënë prezent për tre muaj e ka parë cdo situatë. Klodi e qetëson dhe thotë se duhet pranuar edhe opinioni i tjetrit, pavarësisht se si është. Të tjerët mendojnë se ai e ka ekzagjeruar me ato fjalë, ndërsa Klodi mendon se ishte vec një provokim nga ana e Mirt, ndaj ata nuk duhet të reagojnë fare. Të gjithë mendojnë se ky provokimi ishte vetëm për seldin, duke ditur karakterin impulsiv të tij, ku sipas tyre, Miri pret që ai të reagjë e të dalë keq. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›