E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rovena shton në peshë



Duket se jeta bashkëshortore po ecën shumë mirë për këngëtaren e njohur Rovena Dilo. Rreth një vit më parë u mësua se ajo është martuar me një futbollist dhe në intervista të ndryshme nuk ka ngurruar të tregojë se gjithçka po shkon si mos më mirë. Fundjavën e kaluar paparaci ynë e gjeti në kinema “Millenium” në shoqërinë e mikes dhe koleges së saj Eranda Libohova. E nëse kjo e fundit tregohet shumë e kujdesshme me linjat duke ruajtur gjithmonë të njëjtën peshë, Rovena duket se ia ka varur pak kësaj gjëje. Lehtësisht mund të dallohet nga kjo foto se këngëtarja ka shtuar në peshë paçka se veshja është e tillë që arrin të fshehë detaje nga pjesët e trupit. Mbase mund të jetë për faj të dimrit të ftohtë kur në përgjithësi është përtesë të mbash dietë apo të bësh palestër, por duke patur parasysh se për një këngëtare linjat janë shumë të rëndësishme, shpresojmë që nga pranvera Rovena ta marrë situatën në dorë pasi ne e kemi pëlqyer më shumë kur ishte elegante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›