Muka: Ata që nxorrën atë rreckë janë veç një grup minjsh
Tiranë - Kapiteni i ekipit të Tiranës, Devi Muka, është shprehur tepër i revoltuar ndaj një grupi të vogël tifozësh të cilët nxorën një pankartë kundër tij në ndeshjen me Apoloninë. Në tribunën ku qëndronin tifozët bardheblu është shfaqur një pankartë ku kërkohej largimi i disa lojtarëve, midis të cilëve edhe vetë kapiteni Muka. Këtë gjë veterani i ekipit më të madh në Shqipëri nuk e ka kapërdirë lehtë duke reaguar menjëherë.
Devi Muka i cilëson ata tifozë “kryengritës” si grup minjsh, që nuk bëjnë gjë tjetër, por përbaltin emrin e tij me një copë rreckë.
“Të kërkosh largimin e Mukës nga Tirana është një dashakeqësi, që vetëm një grup minjsh mund ta bëjë, -shprehet i indinjuar lojtari. Jam shumë i prekur që një grup prej katër-pesë vetësh kërkon të përbaltë emrin tim me një rreckë. Ky është një gjest i ulët, dhe tepër i shëmtuar”.
Reagimi i tifozëve vjen pas deklaratave të trajnerit të larguar, Blaze Slishkoviç, i cili pati deklaruar se Tiranën nuk e lënë të qetë të ecë përpara klanet e krijuara brenda në ekip.