E Diel, 1 Nëntor 2026

“Die Zeit” : Besart Berisha i pajisur me dhuntinë për të qenë në kohën e duhur në vendin e duhur

Besart Berisha, futbollisti kosovar që shumë shpejt pritet të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi është në qendër të vemendjes së shtypit gjerman. "Die Zeit" i ka kushtuar një shkrim të gjatë talentit shqiptar që do të debutojë si profesionist në radhët e skuadrës së njohur gjermane Hamburg SV, që këtë sezon merr pjesë në Ligën në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve dhe të mërkurën barazoi në shtëpi me spanjollët e Osasunës 0-0. Berisha nuk u aktivizua në këtë ndeshje.
"Sulmuesi Besart Berisha, i datëlindjes 1985 ka lindur në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, para disa ditësh mbushi 21 vjec, me flokët e tij të verdhë, ndërsa është bërë idhulli i ri tifozëve.", shkruan "Die Zeit". "Në shkollë ëndëroja të isha si Maradona, Van Basten, Mijatovic", kujton Berisha, që ka mbërritur në Gjermani në moshën 7 vjec, duke u larguar nga Prishtina drejt Berlinit në vitin 1992. Karriera e talentit shqiptar, 184 cm i lartë filloi në radhët e Berliner VB49, më pas te SV Lichtenberg, Ac Horsens duke bërë emër si sulmues. Të tjera ekipe si Në pranverën e vitit 2003, menaxheri berlinez Axel Kleinefinke e dalloi Besart Berishën për talentin e tij, duke parë aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të goditur me këmbën e majtë me të njëjtën lehtësi si me të djathtën, dhe për më tepër i pajisur me instinkin e golit. Dhuntinë për të qenë në kohën e duhur në vendin e duhur. Berisha bëhet pjesë e të rinjve të Hamburgut në Bundesligë duke u shndëruar në mbretin e golit: 20 gola në 26 ndeshje.
Berisha është ftuar tri herë nga trajneri i Kombëtares gjermane U-19, Dietet Eilts për të qenë pjesë e përfqësueses gjermane.
Berisha ka nënshkruar një kontratë trevjecare me Hamburgun me këmbënguljen e trajnerit Tomas Doll.
Në kupën e Ligës Gjermane, Berisha është aktivizuar vetëm pesë minuta në ndeshjen kundër Hertës së Berlinit.

Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›