E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri “e vogël”, 2-2 me Poloninë



Kjo ndeshje ka pasur gjithçka, ritëm, emocione, gola, kartonë të verdhë e të kuq, si rezultat i nervozizmit të lojtarëve të dy ekipeve. Gjithsesi, djemtë e Bushatit edhe pse e zotëruan lojën në pjesën më të madhe të saj, krijuan epërsi ndaj kundërshtarit, dolën me vështirësi te goli, ndërkohë që i pësuan me lehtësi të madhe ata. Acarimi faktikisht ka ardhur në fund, kur pas barazimit nga ana e skuadrës sonë, Roshi, autori i golit, kapet me një lojtar polak për shkak të marrjes së topit nga ky i fundit. Aty nis incidenti, i cili përfshiu të gjithë lojtarët. Menjëherë pas vendosjes së qetësisë përfundoi edhe takimi, pa u luajtur minutat shtesë.

Shqipëri–Poloni 2-2

.Shënues: Bala 51’, Roshi 90’/ Grosicki 25’, Kaszuba 82’
Kartonë të verdhë: Hoxha, Lilaj, Roshi/ Basta, Gancarczyk
Kartonë të kuq: Moçka, Roshi
Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, R.Dobruna
Shqipëria: Moçka, Hoxha, Semina, Peqini, Cikalleshi (Raboshta 83’), Lilaj (Volina 87’), Roshi, Vucaj (Gashi 85’), Sykaj, Gava, Bala (Frashëri 92’). Tr: A.Bushati
Polonia: Sandomierski (Gliwa 46’), Burliga (Lozinski 16’), Kieruzel, Steinke (Lisiecki 46’), Basta, Borysiuk (Pozniak 46’), Maka, Klich (Gancarczyk 61’), Kaszuba, Grosicki, Banasik. Tr: A.Zamilski

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›