E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klop nuk i beson Realit: Duhet të japim maksimumin

Gazeta Shqip

Borusia Dortmund

Pamja e parë e Jurgen Klop tregon një njeri në humor në pragndeshjen e kthimit ndaj Realit në Bernabeu. Trajneri gjerman e di shumë mirë se në Bernabeu do të gjejë një ambient të egër dhe të etur për hakmarrje. I pyetur rreth faktit historik të viteve 80 kur Reali ktheu atë dizavantazh 5-1 ndaj Borusias Mynshengladbahut, Klopp u tregua korrekt. Po, e di shumë mirë këtë histori, madje ka një listë të gjatë të ndeshjeve të kthyera në mënyrë të pabesueshme që prej asaj periudhe, prandaj asnjëherë nuk e kam thënë se ne jemi në finalen e Uemblit. Kemi hedhur vetëm një hap. Por në ndryshim nga ajo kohë, problemi është se në këtë mes jemi edhe ne. U kam thënë lojtarëve se duhet të jenë vetja në fushën e lojës, deklaroi trajneri i gjermanëve në prononcimin e djeshëm.

Klop nuk i beson Realit: Duhet të japim maksimumin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›