Bode Borxhi publik do te ulet nen 55

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se brenda vitit 2015, qeveria shqiptare ka si objektiv uljen e borxhit publik poshtë nivelit 55% të GDP-së. Sipas kreut të financave shqiptare, kjo ulje do vijë në mënyrë graduale vit pas viti. Ndërkohë Bode ka theksuar se në programin afatmesëm të qeverisë është edhe ulja e deficcitit buxhetor, që brenda një dyvjeccari pritet të ulet poshtë kufirit të 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ministri Bode, gjithashtu ka thënë se kuadri global i krizës ekonomike dhe financiare do të ketë një ndikim edhe në ekonominë tonë, por ka shtuar se qeveria shqiptare ka si objektiv kryesor stabilizimin e treguesve makroekonomik me qëllim forcimin e mbrojtjes ndaj efekteve të krizës europiane.