Klosi: “Bashkimi i Metës me Berishën, i parapërgatitur”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kundërshtimet
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Fatos Klosi, i cili u është shtuar zërave kundër të kësaj partie, ka shpjeguar dje arsyet pse kundërshton marrëveshjen Meta-Berisha. Klosi ka shprehur bindjen se marrëveshja është diskutuar më parë dhe janë detajuar tashmë dhe pikat e saj. Anëtari i kryesisë së LSI-së kritikoi gjithashtu Metën duke pohuar se nuk mund të vendosej bashkëpunimi me Berishën vetëm për inat të Ramës. “Kemi tradhtuar elektoratin tonë dhe të gjithë elektoratin e majtë. Nuk mendoj se kemi vepruar gabim ndaj PS-së dhe liderit të saj, pasi ata kanë bërë një luftë të paprinciptë ndaj LSI-së, po ky nuk është argument për të shkuar te Berisha. Me këtë veprim kemi zhgënjyer bazën tonë”, - tha Klosi.
Deklarata
Sipas Klosit, ishte një gabim i pafalshëm që LSI shërbeu si kamerdare për kreun e PD-së, Berisha, i cili sipas tij, nuk arriti të rikonfirmonte mazhorancën e nevojshme për të qeverisur vendin. Ai shtoi se bashkëpunimi me Berishën, ende pa dalë rezultati përfundimtar, kompromenton LSI-në. “Të ankohemi nga vjehrra dhe të vemi te mullixhiu, mua më duket e paarsyeshme. Dje e thashë me shaka këtë punë, nuk shkohet te mullixhiu për inat të vjehrrës, shkohet se ke dhe një çikë qejf. Nuk mund të jetë i shqetësuar për stabilitetin e vendit një kryetar partie që ka 4 deputetë”, - vijoi Klosi. Duke hedhur poshtë aludimet se vendi do të përfshihej nga një krizë e mundshme, nëse LSI do të merrte më shumë kohë për të vendosur, Klosi theksoi se duhet të merreshin parasysh skema të tjera qeverisëse, të cilat do të shërbenin për më shumë stabilitet. “Në këtë situatë duhej krijuar një qeveri e përkohshme që të kishte si detyrë themelore realizimin e zgjedhjeve të pakontestueshme në Shqipëri”, - theksoi anëtari i kryesisë së LSI-së. Nuk qëndrojnë, sipas Klosit, as deklaratat e Ilir Metës që komunikimi me kryeministrin Berisha mbetet deri tani në nivelin e një telefonate. “Nuk besoj se bëhet një hap kaq i rëndësishëm pa rënë dakord deri në detaje. Nuk është Iliri aq dritëshkurtër, kështu është zanatçi, jam i sigurt, prandaj dhe unë reagova kaq fort”,- tha me tej ai. Ai ka kritikuar më tej dhe Konventën e Jashtëzakonshme të LSI-së të mbajtur dy ditë më parë, në të cilën zyrtarisht kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, mori mbështetje për bashkëpunimin me Sali Berishën. Sipas Klosit, entuziazmi në sallë ishte vetëm i atyre që përfitojnë diçka nga kjo marrëveshje, ndërsa e quajti aktivitetin një zhgarravinë. “Entuziazmi që u vu re dje në sallë, është entuziazmi i atyre njerëzve të rëndësishëm të partisë që shpresojnë të përfitojnë në një mënyrë a në një tjetër nga kjo situatë e re. Ndoshta dhe një pjesë e shtresës së mesme të partisë, por llafi duhet thënë ashtu siç është pastaj, të paktën brenda forumeve të partisë. Nuk po them dje, dje s ishte forum partie, dje ishte për mua një zhgarravinë”, - u shpreh anëtari i kryesisë së LSI-së. Sipas tij, ky bashkëpunim mund të rezultojë fatal në të ardhmen elektorale të LSI-së, e cila, sipas tij, ka bërë zgjedhjen e gabuar në momentin e gabuar dhe ka zhgënjyer shumë rëndë elektoratin. LSI pas disa vitesh mund të ketë të njëjtin profil si Partia Agrare Ambientaliste e Lefter Xhuvelit. “Lajmi për bashkëpunimin më ra si bombë, pasi nuk na takonte neve që në këtë moment t i gjendeshim Berishës për ta shpëtuar nga situata. Ishte zgjedhja më e gabuar e mundshme. Elektorati është shumë i zhgënjyer, sepse ne kemi pasur si kalë të betejës pozicionin tonë të fortë përballë Berishës. Dhe këtë llaf, që për elektoratin është më i rëndësishmi, nuk e mbajtëm dot. Por bëhet një tip tjetër elektorati, një tip tjetër, ka parti të tilla siç është dhe Xhuveli, siç janë parti që nuk kanë ndonjë gjë për t u dalluar në politikën e tyre përveç pragmatizmit”, - përfundoi Klosi. Kundërshtimet e tij i janë shtuar atyre të Pëllumb Xhufit e Sabit Brokajt.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009