PD Te vihet drejtesia ne vend

Partia Demokratike ka sulmuar drejtësinë pas ngjarjes së pak ditëve më parë në qendër të kryeqytetit, ku u plagos një person dhe për të cilën u akuzua fillimisht djali i deputetes Arta Dade.
Sipas Partisë Demokratike, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, ndërsa drejtësia ka mbrojtur krimin me pushtet.
“Banditizmi i brezit të ri të bllokmenëve të vjetër tashmë është më i qartë. Përdorimi i banditizmit përmes mbështetjes së prindërve politikanë tregon aleancën mes politikës dhe krimit. PD kërkon të vihet në vend drejtësia për të treguar se cdo individ është i barabartë përpara ligjit”, ka deklaruar deputetja Mesila Dode.