Klosi: Mungesa e transparencës sjell krizë

Të gjitha vështirësitë e problemet me të cilat përballen sot shqiptarët, që nga rritja e çmimeve e deri tek injorimi i të drejtave të banorëve të Orikumit e tallja me kërkesat e minatorëve e kanë origjinë tek manipulimi i procesit zgjedhor. Refuzimi i Sali Berishës për të hetuar atë çka ka ndodhur në 28 qershor përbën provën më të qartë se kryeministri nuk është i interesuar në zgjidhjen e krizës, u shpreh në një konferencë për shtyp Klosi.
Ai theksoi se ka disa muaj që vendi është në krizë ekonomike dhe pavarësisht deklaratave të qeverisë, qytetarë e këtij vendi e ndjejnë krizën sa herë u futet nën derë fatura e energjisë dhe ujit.
Për sa kohë standardet e zgjedhjeve demokratike, të lira e të ndershme nuk do të arrihen, për sa kohë vota ndryshe do të hidhet në kuti e ndryshe do të numërohet, për sa kohë vullneti i popullit do të shtrembërohet ashtu siç ndodhi në 28 qershor, kjo situatë nuk ka për të ndryshuar, u shpreh Klosi.
m.xh/NOA