E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Dobjanit mbaroi më 16 shkurt

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit duhet të zgjidhej që një muaj më parë, pasi i ka mbaruar mandati i dytë Ermir Dobjanit. Sipas Kushtetutës së Republikës, zgjedhja e Avokatit të Popullit bëhet me votat e 3/5-at e deputetëve, kështu që është e domosdoshme dhënia e konsensusit nga opozita. Një tjetër institucion i rëndësishëm që duhet ripërtërirë është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili duhet të zgjedhë katër anëtarët e rinj të cilëve u mbaron mandati, që duhet të zgjidhen nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. Por ky proces ka ngecur, sepse nuk është miratuar ligji në Kuvend, i cili duke qenë ligj i konsideruar pjesë e reformës në drejtësi, nevojitet ta votojnë pro 84 deputetë, pra opozita.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›