E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Ruçi të jetë komisioner, Ruzhdia voton PD

Doda në Fier

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka qenë dje në fshatin Ruzhdie të komunës me të njëjtën emër, zonë kjo e përfolur në javët e fundit. Pas takimit të zhvilluar, Doda u shpreh se zona e Ruzhdies mbetet e djathtë pavarësisht skenarëve të PS-së. “Konkretisht jemi në dijeni mbi problemet që po ngre opozita në komuna të veçanta të këtij qarku. Sot isha në Komunën Ruzhdie, ku kam pasur një takim, sepse është për t’u habitur fakti se zona e Ruzhdies është tradicionalisht e djathtë dhe pikërisht ajo bën pjesë në skenarët e vazhdueshme të PS-së”, tha Doda. Dua t’i përcjell opozitës, insistoi ajo, fjalën e banorëve të Komunës Ruzhdie, të cilët ishin të bindur jo vetëm në qëndrueshmërinë e tyre ndaj votës për partinë e tyre PD. Komuniteti i Ruzhdies i është drejtuar PS-së që në këtë zonë duke i thënë se edhe vetë zoti Gramoz Ruçi mund të vijë si komisioner në zgjedhjet e ardhshme.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›