Klosi: Nano kërkon të bëjë Xhoanën Zonjë të Parë
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se Berisha do ta zgjedhë kreun e shtetit me 71 vota dhe ai nuk do të jetë as Zaganjori dhe as ndonjëra nga figurat e rëndësishme të PD, por një njeri i bindur i tij, ndërkohë që shanset e Zaganjorit për t’u zgjedhur janë thuajse zero.
Klosi thotë se gjithë loja e kryeministrit është që të paraqitet para opinionit publik dhe ndërkombëtarëve si një politikan që kërkon konsensusin dhe i ka dalë borxhit kreut të opozitës Edi Rama, për të zgjedhur më pas një njeri që do t’i shërbejë atij.
Njëherësh teksa i cilëson shanset e Nanos për president të vakëta, Klosi thotë se ish-kryeministri është njeriu më i papërshtatshëm për këtë post, ndërkohë që thotë se Nano nuk lufton për vete, por për të bërë bashkëshorten Zonjë të Parë, sikurse i ka premtuar.