E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Zaganjori në raundin e katërt, emrin e Topallit e kemi rrëzuar. Nano ska asnjë shans

Share

Maxhoranca do të kandidojë Xhezair Zaganjorin për postin e presidentit edhe në raundin e katërt kur kreu i shtetit zgjidhet me 71 vota. Në emisionin Intervista në Vizion Plus, aleati i PD, kryerepublikani Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë zërat për një kandidaturë politike në raundin e katërt, duke deklaruar se koalicioni qeverisës do të mbështesë Zaganjorin pavarësisht nëse arrihet apo jo konsensus në votimin e tretë. Mediu ka sqaruar edhe bisedimet që çuan tek emri i gjyqtarit Zaganjori duke rrëzuar disa personazhe të njohur, përfshi edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si kandidate për postin e kreut të shtetit. Duke iu referuar lëvizjes së Nanos, Mediu ka deklaruar se ish-lideri i PS nuk ka shanse të jetë president i republikës. Mediu ka përsëritur qëndrimin e maxhorancës se presin një propozim nga PS për postin e presidentit, por nuk do të tërhiqen nga Xhezair Zaganjori si kandidati i vetëm i maxhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›