Klosi: Nuk votojme heqjen e imuniteteve me 6 gusht Rozeta Rapushi
Socialistet nuk lekunden, nuk do te votojne neser ne Kuvend, nismen per ndryshimin e Kushtetutes, per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. Deputeti socialist, njeheresh edhe Sekretar Organizativ ne PS, Blendi Klosi, beri te qarte serish dje, kur vetem pak kohe na ndajne nga 6 gushti, se PS nuk do te votoje ndryshimet kushtetuese, pa u marre ne konsiderate edhe paketa tjeter per ndryshimet ne kushtetute, per pavaresine e drejtesise. "Partia Socialiste eshte pro dhe mbeshtet kufizimin e imuniteteve. Ajo cka ne kerkojme eshte permbushja e detyrimeve qe Shqiperia ka ndaj Bashkimit Europian. Nje nga detyrat qe Brukseli i ka lene qeverise se Sali Berishes, eshte te siguroje nje sistem drejtesie te pavarur dhe te crrenjose kulturen e pandeshkueshmerise. Pikerisht kete kerkon edhe Partia Socialiste", - u shpreh Klosi. Sipas tij, PS kembengul ne faktin se, krahas ndryshimit te kushtetutes per te kufizuar imunitetin, te diskutohen edhe per ato ndryshime qe sigurojne pavaresine e drejtesise, luften ndaj korrupsionit dhe crrenjosjen e kultures se pandeshkueshmerise. "Partia Socialiste i ben thirrje Sali Berishes, te diskutoje propozimet tona, qe jo vetem kufizojne imunitetin, por e bejne drejtesine te pavarur. Ne socialistet jemi per integrimin europian, Sali Berisha eshte kunder. Ne jemi per nje drejtesi te pavarur, Saliu kerkon nje drejtesi te gjunjezuar para tij", - vijoi ai akuzat, duke bere te qarte se socialistet nuk do te votojne ne seancen e neserme plenare, ndonese nismen per imunitetin e kane miratuar nen per nen. Nga ana tjeter, Klosi permendi serish se data 6 gusht, eshte thjesht nje date qe kryeministri e ka kthyer ne refren per te mbuluar deshtimet e qeverise se tij, skandalet korruptive qe e shoqerojne ate ne cdo dite qeverisese, si dhe mosplotesimin e asnje prej kerkesave te Bashkimit Europian, per statusin e vendit kandidat, duke theksuar se kjo date nuk perfaqeson asnje afat kohor. "Se pari, data 6 gusht nuk perfaqeson asnje afat kohor te vendosur me konsensus nga politika vendase, e asnje afat te kerkuar nga Brukseli. Se dyti, ceshtja e imunitetit eshte nje ceshtje e zgjidhur, per te cilen Partia Socialiste ka qene nismetare, por ka dhene edhe dakordesine e saj, duke votuar pro, nen per nen projektin per kufizimin e imunitetit", - nenvizoi Klosi. Qendrimi i selise roze, se nuk do te votoje kufizimin e imunitetit ne seancen e se henes, perforcohet gjithnje e me shume nga socialistet cdo dite. Te majtet ne opozite, kerkojne miratimin njeheresh me kufizimin e imunitetit, edhe te ndryshimeve te tjera kushtetuese, qe do te ndihmonin drejtesine. "Ne jemi per lufte me tolerance 0 ndaj korrupsionit. Saliu e ka kthyer korrupsionin ne sistem. Ndaj, sa ende nuk eshte vone, nese Sali Berisha e do Shqiperine vend normal evropian, ku politika ben me te miren per vendin e saj, nese do qe vendi yne te integrohet ne Bashkimin Europian, ai duhet te reflektoje", - vijoi dje Klosi.
Paketa PD-PS, qe do te jete ne seance neser per votim
Sipas projektit konsensual PD-PS per imunitetin, qe opozita e votoi nen per nen, por jo ne teresi, deputeti nuk mban pergjegjesi per mendimet e shprehura ne Kuvend dhe votat e dhena prej tij, ne ushtrim te funksionit dhe permbushjes te te drejtave dhe detyrave te tij si deputet. Me konsensus, palet vendosen qe deputeti nuk mund te arrestohet ose t'i hiqet liria, ne cfaredo lloj forme apo ndaj tij/saj te ushtrohet kontroll personal ose baneses, pa autorizimin e Kuvendit. Por deputeti mund te ndalohet ose te arrestohet pa autorizim, kur kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne keto raste, Prokurori i Pergjithshem njofton menjehere Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend per procedim, vendos per heqjen e mases. Ndersa parashikohet qe Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese nuk mban pergjegjesi per mendime dhe vendime te marra ne ushtrim te funksioneve te tij. Po ashtu, edhe Gjyqtari i Gjykates se Larte nuk mban pergjegjesi per mendime dhe vendime te marra ne ushtrim te funksioneve te tij si gjyqtar. Procedurat lidhur me pergjegjesine per shkelje te kryera jashte funksionit te tyre, ne kushte te njejta si pergjegjesia e deputeteve, rregullohen ne ligjin organik te Gjykates se Larte.