E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Perballe situates se rende, alternativa e vetme jane protestat

Deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi dje se perballe situates se krijuar ne vend, zgjidhja e vetme eshte zhvillimi i protestave. Permes nje deklarate per shtyp, zyrtari socialist tha se "ne seancen e fundit parlamentare, ne nje shfaqje te shemtuar arrogance e papergjegjshmerie mazhoranca e Sali Berishes dhe Jozefina Topallit, hodhi poshte ofertat per kompromis te Partise Socialiste dhe vendosi ta thelloje edhe me tej krizen ku eshte futur tashme vendi". "Me ane te ketij veprimi Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, i thane qarte Partise Socialiste dhe mbare shqiptareve se ata nuk jane te interesuar per dialog, se ata nuk jane te interesuar per nje zgjidhje institucionale te krizes", u shpreh Klosi. Ne keto kushte, vijoi sekretari Organizativ ne PS, "ne mungese te nje partneri te interesuar ne dialog e kompromis, ne mungese te nje partneri me minimumin e kultures demokratike evropiane, rruga e vetme qe i mbetet opozites shqiptare per permbushjen e te drejtes se saj kushtetuese per transparence, jane protestat". Ai tha se sot Shqiperia eshte ne nje krize me te thelle se dje dhe fatkeqesisht kriza nuk eshte me thjesht e vetem nje krize politike. Sipas tij, shqiptaret e ndjejne perdite krizen e thelle ekonomike qe po kushtezon cilesine dhe standardet e tyre te jeteses. Per zyrtarin socialist, rritja e cmimeve te ushqimeve, faturat e shtrenjtuara te energjise elektrike, rritja e paralajmeruar e cmimit te ujit etj., jane treguesi me i qarte se veshtiresite me te cilat perballen qytetaret shqiptare kane shkuar aty ku nuk mban me. "E gjithe kjo krize shume dimensionale, e gjithe kjo amulli e papergjegjshmeri i ka rrenjet tek nje qeveri qe jo vetem nuk perfaqeson me vullnetin e shqiptareve, por refuzon ne menyre te perseritur te mbroje interesat e tyre. Perballe kesaj situate mbetet vetem nje menyre per te gjetur zgjidhje: proteste dhe vetem proteste", perfundoi deklaraten e tij per mediat, Blendi Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›