Grupi i PS, sot qendrimi per Kuvendin
Denis Dedej
Grupi parlamentar socialist do te vendose paraditen e sotme, per rrugen qe do te ndiqet ne marredhenien e tyre me Kuvendin e Shqiperise. Mesohet se deputetet socialiste jane lajmeruar se ne oren 12:00, ne seline roze do te zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar socialist. Ajo qe pritet te diskutohet ne kete mbledhje dhe qe eshte arsyeja kryesore e saj, ka te beje me marredheniet qe do te mbaje Partia Socialiste, prej dites se sotme dhe ne vazhdim, me Parlamentin shqiptar. Burime nga selia roze, bejne te ditur se deri nje dite perpara mbledhjes se grupit, qarkullojne tri variante ne lidershipin socialist, qe mund te jene pjese e vendimmarrjes. Te tria variantet qe qarkullojne kane nje pike te perbashket, zhvillimin e protestave ne te gjithe vendin deri ne plotesimin e kerkesave te Partise Socialiste. Varianti i pare ka te beje me futjen e grupit parlamentar socialist ne Kuvend, vetem per sa i perket rendit te dites qe ka te beje me diskutimet e lira. Sipas burimeve nga selia roze, ky variant mund te shfrytezohet duke zhvilluar debatin edhe ne Parlament, duke ushtruar presion direkt mbi mazhorancen per plotesimin e kerkesave te opozites dhe duke zhvilluar protestat. Varianti i dyte, ka te beje me bojkotimin e Parlamentit, duke qene se kane nje marredhenie te kushtezuar me kete institucion qe prej tete muajsh, te mos kthehen ne Parlament deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Ne kete variant, parashikohet qe vetem votimi i Komisionit Hetimor parlamentar per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, do te mund te kthente grupin parlamentar socialist ne Parlament. Ndersa varianti i trete ka te beje me bojkotimin e Kuvendit, por qe kthimi ne Parlament nuk mund te jete vetem ne rastin kur do te votohet ngritja e Komisionit per hetimin e zgjedhjeve, por edhe ne rastet kur ne rendin e dites ka ligje te cilat duhet te kalojne per t'u mos u bere pengese e integrimit te vendit. Sic behet e ditur, te tria variantet, ka nje pike kryesore qe do te perfshihet ne menyre te padiskutueshme ne rrugen e socialisteve, do te jete angazhimi per protesta ne te gjithe vendin, per te mos u ndaluar deri ne momentin e transparences se plote te zgjedhjeve. Po keshtu, burime nga partia me e madhe ne opozite, bejne te ditur se gjate diskutimeve me bazen, eshte pare qe ne momentet kur grupit Parlamentar Socialist ka bojkotuar Kuvendin ka pasur nje perkrahje me te gjere te elektoratit socialist per zhvillimin e protestave. Ndersa, sipas po te njejtave burime, ne momentet kur Partia Socialiste ka qene brenda ne Parlament kjo perkrahje ka qene ne renie, pra nuk eshte e njejta mbeshtetje si ne momentet kur grupi Parlamentar Socialist kerkon te drejten e saj permes bojkotit. Nisur nga keto detaje te mbledhura nga terreni, grupi parlamentar socialist pritet te vendose diten e sotme nje marredhenie te kushtezuar me Parlamentin, sic ka ndodhur gjashte ketyre muajve te bojkotit. Ne mbledhjen e fundit te grupit socialist, lideri i Partise Socialiste, Edi Rama, udhezoi deputetet qe t'i drejtohen zonave te tyre elektorale per t'i sqaruar popullit opozitar ate qe ndodhi ne seancen e shumeperfolur te dites se premte. Keto takime, nuk jane thjesht informuese, por edhe pergatitore per te bere gati popullin per protestat e radhes se Partise Socialiste dhe aleateve te saj opozitar. Sic eshte bere e ditur edhe nga mbledhja e fundit e aleateve te Partise Socialiste, protestat pritet te jene ne javen e trete te muajit prill.