E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Përshkallëzojmë qëndrimin

Partia Socialiste akuzon kryeministrin Berisha se e ka futur vendin ne një krize te përgjithshme për shkak te sistemit korruptiv, qe ka krijuar ne vend. Sekretari organizativ Blendi Klosi, paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar në ditët në vijim, që sipas deklaratave dhe të mëparshme të drejtuesve kryesore të PS-së kanë në fokus provokimin e zgjedhjeve të parakohshme përmes protestave dhe qëndrimit të ashpër në jetën parlamentare. Në këtë pikë Klosi shton se Berisha duhet të largohet, qëndrim që sipas tij, vjen më i forte, pas djegies së fletëve të votimit. Veprimet e Berishës sipas Klosit, po thellojnë krizën e përgjithshme në vend duke e future vendin në tranzicion. Deklaratat e opozitës, vijnë në një moment kur partia Socialiste përgatitet të zyrtarizoje aksionin e saj opozitar .Gjatë kësaj jave , pritet mbledhja e asamblesë kombëtarë, e cila do të dale publikisht me një qëndrim mbi atë qe do te përbëje strategjinë ndaj parlamentit dhe format e tjera te reagimit te kësaj force politike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›