BB: Kujdes borxhin publik

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe Banka Botërorë shpreh shqetësim për situatën makroekonomike ne vend gjate këtij viti. Nëpërmjet përfaqësueses te mbërritur ne Shqipëri, ky institucion i eron qeverise shqiptare te ule me tej borxhin publik dhe deficitn buxhetor, pasi nivelet e parashikuara përbëjnë një rrezik për ambientin ekonomik. Por shefi i qeverise duket i vendosur për te mbajtur shifrat e përcaktuara ne buxhet, duke mos marre ne konsiderate as këshillat e FMN-së e as ato te bankës Botërore. "Mendoj se qeveria shqiptare duket te ndjeke programin e buxhetit afat mesëm. Çka do te thotë, qe Shqipëria duhet te beje kujdes me borxhin publik. Mbase ajo do te arrije ta mbaje ne masën 59% sikundër ka deklaruar, por ndoshta do t'i duhet edhe ta ule me tej këtë nivel, pasi duke qene një vend me te ardhura mesatare, ajo do te përballët me një konkurrence te madhe. Nga ana tjetër është e nevojshme te përmirësohet klima e biznesit ne vend duke përcaktuar sakte te drejtat e pronësisë", është shprehur Ngozi Okonjo Iweala, drejtore ne BB. Gjate konferencës se përbashkët për shtyp, Banka Botërorë ka premtuar se do te vijoje te ndihmoje qeverinë shqiptare, lidhur me nevojat e saj për zonat e përmbytura, konkretisht BB do te ofroje fondin prej 1 milion $. Te dy palët u ndalen ne disa sektorë kyç te ekonomisë shqiptare qe ofrojnë tarifa te larta për qytetaret. Duke ju referuar sektorit te telekomunikacionit si dhe sistemit bankar kryeministri paralajmëroi se do te rrisë taksat për kompanitë qe operojnë ne këtë fushe, pasi fitimet e tyre janë ne kurriz te çmimeve te larta qe paguajnë shqiptaret.
Shpërndaje