Ivanoviç: Kundër regjistrimit ne Kosovë
Ndërsa Kosova ka njoftuar projektin për regjistrimin e popullsisë, ministri për Kosovën Oliver Ivanovic ka deklaruar për mediet vendase se Serbia nuk duhet ta përkrah këtë projekt. Sipas Ivanovic, "ndaj këtij procesi duhet te kundërvihemi me te gjitha mundësitë politike". Kjo sipas tij duhet bere për shkak se një pjese e madhe e serbeve qe jetojnë ne veri te Kosovës nuk dëshirojnë te regjistrohen për shtetin e Kosovës dhe rrezikojnë te mbeten te pakonfiguruar. Ne fillim te këtij viti, ministrja ne detyre e administratës publike Edita Tahiri, beri publik projektin sipas te cilit regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe i banesave do te behet nga 1 deri ne 15 prill te vitit 2011. Sipas vlerësimit te eksperteve te demografisë, numri i popullsisë arrin ne afro 2 milionë e 200 mije persona qe jetojnë ne Kosovë dhe 500 mije kosovare qe jetojnë ne emigrim.
Shpërndaje