Deklarata e Ramës për Volonte, Mëhilli: Sulm vulgar

Një ditë pas deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili akuzoi kryetarin e grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Luka Volonte, se po bëhet palë me Berishën për imunitetin, ka ardhur edhe reagimi nga Kryeministria e vendit.
Zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli, në një dalje për mediat e konsideroi sulm vulgar deklaratën e Ramës lidhur me Volonte, pasi sipas saj Kreu i PPE nuk bëri asgjë tjetër vetëm i kujtoi lidershipit të PS akuzat e tij ndaj Qeverisë për bllokim të imunitetit, cfarë faktet sot vërtetojnë të kundërtën.
Duke theksuar se Volonte nuk kërkoi asgjë tjetërpërvecse heqjes së imunitetit, Mëhilli shtoi se ky sulm i Ramës dëshmon se për të e rëndësishme është pasurimi fidelfëve të partisë dhe jo rritja e rrogave dhe pensioneve.
Zëdhënësja e Kryeministrisë i ka bërë thirrje PS të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë, dhe të votojë më 6 gusht për heqjen e imunitetit, në mënyrë që të bëjmë fakt ëndrrën europiane.