E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama sulm vulgar ndaj mikut te shqiptareve Luka Volonte

Sulm të verbër dhe vulgar ndaj një miku të shqiptarëve, kryetarit të Grupit më të madh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e konsideroi kryeministri Berisha qëndrimin e kreut të PS Rama ndaj, Luka Volonte, i cili është përfaqësuesi i lartë i Partive Popullore Europiane që qeverisë sot në 17 vende anëtare të BE.
Kështu, referuar reagimit të ardhur dje nga kreu Rama pas takimit mes kryeministrit Rama dhe Volonte, zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli, në emër të kreut të ekzekutivit, i është kundërpërgjigjur një qëndrimi të tillë.
“Rama ndërmori dje një sulm absurd dhe të papërmbajtur ndaj njërit prej personaliteteve me të shquara të qendrës së djathtë Europiane, mikut të shquar të Shqipërisë z. Luca Volonte. Zoti Rama sulmoi verbërisht, vetëm e vetëm se ai i bëri thirrje z. Rama të mos bllokojë heqjen me datë 6 gusht të imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi ky është një shkelmim i tij i përsëritur mbi ëndrrën Europiane të shqiptarëve. Zoti Rama ndërmori sulmin e tij vulgar ndaj këtij miku të shqiptarëve,  pra z. Volonte, vetëm dhe vetëm, se ai dje i rikujtoi atij, por dhe të gjithë shqiptarëve se në bisedën e tij  të fundit në selinë e Partisë Socialiste, z. Rama kishte denoncuar qeverinë se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit për ministrat dhe zyrtarët e tjerë,  pasi kishte frikë nga hetimet për korrupsion,  kurse tani që qeveria kishte pranuar ndryshimin e Kushtetutës dhe të gjitha propozimet tjera për heqjen e korrupsionit ishte vet ai, pra z Rama, që nuk pranonte  shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj”, u shpreh Mëhilli. 
Përmes zëdhënëses, Kryeministri Berisha i bëri thirrje kryesocialistit që të heqë dorë nga bllokimi i kufizimit të imunitet dhe statusit të vendit kandidat për të tretën herë.
“Me sulmin e tij absurd ndaj z. Volonte, vetëm se ai i kërkoi z. Rama të pranojë barazinë para ligjit të  zyrtarëve të vendit me qytetarët e  thjeshtë, ai dëshmon se për atë dhe Partinë Socialiste kryesore është pasurimi i paligjshëm i fidelëve të partisë  dhe mbushja e arkës së Partisë Socialiste  dhe jo rritja e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për 560 mijë pensionistë dhe e 100 mijë familjeve në ndihmë ekonomike. PD i bën thirrje z. Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe personaliteteve të larta Europiane dhe të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste,  të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të korrupsionit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë”, nënvizoi ajo. 
Nga ky akt, thekson kryeministri, fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, duke bërë të mundur kështu që ëndrra e tyre Europiane të bëhet gjithnjë e më e vërtetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›