Klosi: Vendimi i KQZ-së për referendumin, skandaloz

Partia Socialiste e ka cilësuar si skandaloz vendimin e djeshëm të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në lidhje me referendumin për importimin e mbetjeve në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Blendi Klosi theksoi se vendimi i djeshëm i KQZ-së është shkelje e hapur e kushtetutës.
“Vendimi i djeshëm tregoi se Arben Ristani është vetëm një ushtar i bindur dhe vegël e Saliut për të ngritur pushtetin. Për Arben Ristanin e ardhmja e Shqipërisë nuk vlen aspak krahasuar me futjen e gjithçfarë plehrash në Shqipëri. Vendimi i Ristanit është një shkelje e hapur e Kushtetutës së Shqipërisë për një çështje shumë madhore.Ristani dhe Berisha u bënë palë me plehrat ” shtoi Klosi.
vijon..