E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti:Monumenti i pavarësisë, tek parku "Rinia"

Komiteti ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë ka vendosur që monumenti i pavarësisë të vendoset tek parku “Rinia, me pamje nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në krah të Ministrisë së Mbrojtjes.
 

Sipas komitetit ky është vendi më i përshtatshëm i cili i plotëson të gjitha parametrat për vendosjen e këtij monumenti dhe është vendi i kërkuar nga dy artistët fitues. Gjithashtu ky shesh merr në konsideratë kërkesën e artistëve për ta vendosur këtë monument në një mjedis të gjelbër si pjesë shumë e rëndësishme e monumentit.
 

Gjithashtu Komiteti ndërministror vendosi edhe për vendet ku do të vendosen edhe një sërë shtatoresh të tjera të figurave të shtetit shqiptar
 

Ja disa nga vendimet e Komitetit ndërministror:
• Shtatorja e Ahmet Zogut

Vendoset te Sheshi i sugjeruar nga bashkia, në sheshpushimin në fund të bulevardit Zogu I.

• Shtatorja e Hasan Prishtinës

Vendoset në sheshin "Paris", ndërmjet rrugës " Mine Peza" dhe Rrugës "Durrësit"

• Shtatorja e Ismail Qemalit

Vendoset në Lulishten në kryqëzimin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me Rrugën "Ismail Qemali"

• Monumentit të Kongresit të Lushnjes

Sheshi i propozuar për vendosjen e Monumentit të Kongresit të Lushnjes", është Lulishtja qendrore e qytetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›