Minatoret: Qyterare, bashkohuni ne protesten tone
TIRANE- Minatorët do të vazhdojnë protestat e tyre të enjten në ora 11:00 të paradites, Ata do të mblidhen përpara kryministrisë për t’i kërkuar qeverisë plotësimin e kërkesave. Sindikata e minatorëve u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, pasi disa nga kërkesat e paraqitura prekin të gjithë shoqërinë shqiptare.
“Shpresojmë që këtë radhë përvec minatorëve do të këtë pjesëmarrje edhe nga qytetarë të tjerë. Ashtu sic e kemi theksuar pjesë e kërkesave tona është dhe anullimi i rrijtes së energjisë; paga dhe pensioni i trembëdhjetë; shpallja zyrtarisht e minimumit jetik dhe disa kërkesa të tjera të cilat pa diskutim i takojnë të gjithë qytetarëve pavarësisht se cfarë kategorie sociale përfaqësojnë.
Urojmë që këtë radhë qytetëria të jetë më koshiente për të drejtat e tyre dhe për luftën që duhet zhvilluar për ti fituar ato të drejta.”- deklaroi kryetari I shoqatës së minatorëve Fiqiri Xibri.
Minatorët rinisën protestat e tyre më datë 20 shkurt, ku dhe u konfliktuan me policinë. Ata shprehen të vendosur se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.
(s.g/BalkanWeb)